Ahmet Isufi garon me numër 40 – profili i tij unik, garanca pse qytetarët duhet ta shpallin fitues me 9 shkurt

E publikuar: 08/02/2025 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi në zgjedhjet e 9 shkurtit të cilat mbahen nesër është kandidat për deputet i koalicionit ‘Për Kosovën Fituese me numër 137’, derisa ai është në listën garuese me numër 40, shkruan InfoSot.

Prandaj duke e ditur profilin dhe kontributin e tij të fuqishëm si një veprimtar i ri për çështjen kombëtare, ai u burgos si student për 6 vite nga organet e asaj kohe serbe, e pas lirimit, Ahmet Isufi bëhet themelues i celulave të para të UÇK-së, duke u bërë edhe komandant i UÇK-së për zonën e Karadakut.

Derisa pas çlirimit, Ahmet Isufi zhveshi uniformën ushtarake dhe iu ka bashkuar Ramush Haradinajt në AAK.

Ahmet Isufi e vazhdoi veprimtarinë e tij politike, duke u zgjedhur si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën e Qeverisë së Bajram Rexhepit dhe duke vazhduar për pak muaj edhe në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt ku mbeti i vetmi ministër i cili pati dhënë dorëheqje pas shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë dhe pastaj duke jep kontribut të madh edhe si deputet i AAK-së për tri mandate.

Prandaj në këto zgjedhje Ahmet Isufi kandidon me numër 40 dhe qytetarët duhet ta votojnë një personalitet të gjithanshëm si ai i cili tërë jetën ka punuar me nder e përkushtim të madh.

Ahmet Isufi është  njeri i mirë, baba i përkushtuar politikan i pakorruptuar dhe jo karrierist i cili në momente vendimtare e ka treguar edhe veten duke sakrifikuar edhe poste drejtuese kur ka qenë në pyetje dinjiteti i shtetit dhe atij kombëtar.

Ky është profili i plotë i Ahmet Isufit:

Nga mosha 17 vjeç ishte i organizuar në lëvizjet ilegale per liri. Më 1983 burgoset nga UDB-ja serbe dhe vuan dënimin me burg prej 6 vitesh. Më 1989 pas daljes nga burgu përsëri filloi me organizime që kishin të bëjnë me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Protesta e demostrata në vazhdimësi pas daljes nga burgu, me të cilin rast do të jetë pjesëmarrës aktiv.

Ka marrë pjesë në shoqatën për pajtimin e gjaqeve që u shtri në gjithë Kosovën. Angazhimi i tij ishte i fokusuar në gjithë lëvizjen politike të kohës gjatë viteve të 90-ta.

Duke parë agresorin serb që nuk dinte të ndalej me dhunë dhe gjenocid të vazhdueshëm ndaj popullit shqiptar filluan organizimet për luftë të armatosur, që ishte forma e fundit për të larguar dhe ndaluar okupimin serb.

Me daljen në skenë të UÇK-së, angazhohet në themelimin e celulave të UÇK-së në Gjilan, Dardanë,Viti, Artanë (Novoberdë).

Pas themelimit dhe konsolidimit të UÇK-së emërohet komandant i zonës operative të
Karadakut deri në përfundim të luftës.

Pas transformimit të UÇK-së në TMK emërohem shef i G-1-shit (shef i personelit) pranë shtabit të përgjishëm të TMK-së.

Duke u bindur se ushtria po merr formë dhe vendi kishte nevojë për politikëbërje së bashku me Komandantin e UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj vendosin të krijojmë një parti politike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të para të pasluftës krijohet bashkëqeverisje mes subjekteve politike, ku u emerua Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në zgjedhjet tjera pas një koalicioni zgjedhor me kryeministër Haradinaj zgjedhet deputet dhe me pastaj  emërohem ministër i të njejtit dikaster.

Pas aktakuzës nga Haga ndaj kryeministrit z.Haradinaj, ai liron detyrën, ndërsa Ahmet Isufi solidarizohet me të dhe jep dorëheqje morale.

Si nënkryetar i AAK-se, në tri legjislatura zgjedhet deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilin rast ka kryesuar Komisionin për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe mbikqyrje të FSK-së.

Është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit të Kosovës.

Ne zgjedhjet e vitit 2017 zgjedhet prap deputet dhe udheheq Grupin Parlamentar te AAK-së.

Është anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /InfoSot