Ahmet Hoxha i reagon kolegut të tij: Mos gënjeni në emër të Allahut, seksi oral nuk është haram

E publikuar: 16/07/2015 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një klerik i njohur mysliman në Turqi së fundi ka kundërshtuar kolegët e tij të cilët e kanë quajtur ‘seksin oral’ të ndaluar nga islami.

“Mos krijoni gënjeshtra në emër të Allahut”, tha Ahmet Mahmut Ünlü, i njohur si “Cübbeli Ahmet Hoca”, gjatë një paraqitje në televizion.

Ünlü thotë se Kurani nuk e ndalon një gjë të tillë, duke i reaguar ekspertit të islamit Ali Rıza Demircan.

“Vëllezër, le të flasim sinqerisht. Sekti islam shafi e lejon këtë akt, sepse e konsideron spermën e njeriut si një substancë të pastër. Nga ana tjetër, sekti hanefi e konsideron spermën të pistë, por konsideron pastrimin e saj me një fërkim të thjeshtë ose tharje”, tha ai, transmeton Express.

Shkolla hanefi është një nga katër shkollat islamike të jurisprudencës me më së shumti përkrahës përfshirë myslimanët suni, me dominim në vendet që ishin pjesë e ish-Perandorisë Osmane dhe Azisë Qendrore. Shkolla Shafi është më e përhapur në Afrikë, Azinë e Juglindjes, në Lindjen e Mesme dhe në shumicën e kurdëve sunit.

“Edhe klerikët e shohin seksin oral si normal në Indonezi dhe Malajzi”, thotë ai, transmeton Express.

“Nuk ka sistem ligjor islamik që e quan haram këtë akt, por disa e shohin si të pa përshtatshëm. Pra si mund të thonë se kjo është haram. Cili është burimi juaj”, pyet Ünlü./Express/


Lexo më shumë në: http://gazetaexpress.com/lajme/ahmet-hoxha-i-reagon-kolegut-te-tij-mos-genjeni-ne-emer-te-allahut-seksi-oral-nuk-eshte-haram-video-115625/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright