Kryesore

Ahmet Daku, lirohet përfundimisht nga të gjitha akuzat pas një beteje 10-vjeçare

11.09.2026 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ahmet Daku, lirohet përfundimisht nga të gjitha akuzat pas një beteje 10-vjeçare

Pas një beteje ligjore 10-vjeçare, Gjykata e Apelit ka liruar përfundimisht nga të gjitha akuzat veteranin e UÇK-së, Ahmet Daku.
​
Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Daku u shpreh se sot triumfoi e vërteta dhe drejtësia ndaj akuzave të pabaza. Ai gjithashtu shprehu shpresën që drejtësia të vërtetohet sa më parë edhe për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke uruar kthimin e tyre pranë familjeve dhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë që na mbush zemrat me krenari, emocion dhe besim se e vërteta, sado që të sprovohet, në fund gjithmonë gjen rrugën e saj.

Pas një rrugëtimi 10 vjeqar, të gjatë e të vështirë, sot mora lajmin e mirë se nga Gjykata e Apelit jemi liruar përfundimisht nga të gjitha akuzat. Ky vendim është një dëshmi se e drejta mund të vonojë, por nuk mund të mposhtet. Sot triumfoi drejtësia dhe u dëshmua edhe një herë se të vërtetën nuk mund ta mbulojnë padrejtësitë dhe akuzat e pabaza.

Me zemër të pastër dhe me besim te Zoti, uroj dhe lutem që sa më shpejt të vijë dita e drejtësisë edhe për drejtuesit tanë që vazhdojnë të gjenden në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Uroj që edhe ata të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre dhe në Kosovën për të cilën dhanë gjithçka.

Ne nuk e harruam kurrë sakrificën, nuk e harruam gjakun e dëshmorëve dhe nuk do ta harrojmë kurrë çmimin e lirisë.

Sot, më shumë se kurrë, besojmë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë përfundimisht.

Liria ka emër UÇK!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Rroftë Kosova e lirë!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës