Pas aksidentit të frikshëm me makinë para pak kohësh, sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero ka kaluar një tjetër moment të keq.
Kjo ndodhi gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes miqësore ndaj Nigerisë.
Argjentina e humbi ndeshjen me rezultat 4-2.
29-vjeçari humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes dhe u transportua menjëherë në spital për një vizitë mjekësore më të specializuar.
Mediat britanike raportojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shqetësues.
Sergio Aguero me fanellën e Argjentinës /Getty Images)
“Aguero ka pasur probleme në pushim, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, thuhet në njoftimin e federatës.
Aguero kishte shënuar njërën nga golat në humbje.
“Sergio kishte marramendje dhe u desh të largohet pas pjesës së parë”, ka thënë trajneri Jorge Sampaoli.
Argjentina ende po ka probleme që të gjejë qetësinë sidomos në mbrojtje. /Telegrafi/

















