Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për të hyrat e kësaj kompanie dhe shpenzimet që ajo ka, duke i krahasuar me vitet e mëparshme.
Ai ka treguar se sa ishin të hyrat vite më parë dhe sa kanë rënë ato, sipas përllogaritjeve e vitit të kaluar.
Drejtori i Telekomit ka treguar se sa është numri i tërësishëm i të punësuarve në Telekom dhe sa është paga mesatare në këtë kompani.
Mustafa, ndër të tjera, ka thënë se Telekomit do t’i mjaftonin vetëm një e treta e numrit të punëtorëve që ka ajo momentalisht.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Drejtorit të PTK’së./Express