Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka reaguar për herë të parë pas raportimeve në median online ditën e sotme në lidhje me një romancë të supozuar me një biznesmen indian i dyshuar për mashtrim në vendin e tij të origjinës.
Agnesa e ka mohuar lidhjen duke e lidhur raportimin me një seri shkrimesh tendencioze nga i njejti gazetar të cilin e ka paditur paraprakisht ndër vite.