Gumëzhijnë nga lajmet rozë, ku shpesh në grackë bien yjet e show-bizit. Këta të fundit, në Facebook dhe Instagram kanë kundërshtuar të gjitha thashethemet. Pjesë e këtyre zërave ka qënë edhe bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila ka reaguar ashpër për një lidhje të mundshme që ajo mund të kishte me një biznesmen.
“Duke qënë person publik që shumë vite më ka ndodhur shpesh të dëgjoj dhe të lexoj fjalë e lajme të pavërteta për veten, të sajuara nga persona të caktuar për interesa të caktuara, të cilat gjithmonë i kam injoruar dhe as nuk kam marrur mundin t’i demantoj, sepse nuk kam dashur t’ju jap rast personave të tillë të permenden në një deklaratë timen, e as mediumit i cili ka publikuar të tilla lajme.
Këtë periudhë, me lulëzimin e hovshem të portaleve, vërehet që çdo kush, që ka një mik punonjës në portal apo që ka ca para të mjaftueshme për të paguar një shkrim, mund të publikoj çfarë do që i shkon në mendje, ose cfarë do që mendon që mund t’i sjellë “fame” në rrethin ku jeton.
I tillë ishte edhe ky lajm që paska publikuar Indeksonline. E vërejta që nga titulli që lajmi shkon në favor të personit të ashtuquajtur biznesmen, i cili në të vërtetë u paraqit si një fans i zakonshëm që më priste tek dera e sallës ku u mbajt gala mbrëmja të enjten, për të më kërkuar një foto, dhe për të më lutur edhe për një të dytë e të tretë, madje duke më ardhur pas në korridoret e Swiss Diamond për të m’u përgjeruar edhe për një foto tjetër, sepse i kishte kontrolluar dhe nuk kishte dalur mirë në foto.
Siç duket, nuk paskan qënë rezulucion i mjaftueshëm për portalin, për të, apo për personin që mund ta ketë shtyer ta beje atë veprim, dhe i është dashur patjetër të insistoj për një foto të kualitetit të lartë që të shoqëroj lajmin, i cili do të publikohej të nesërmen, pas afër 24 orësh, pasi që sigurisht është dashur të pritet ora 21.00, ku klikimet dhe lexueshmëria janë më të larta. Një informatë shtesë, foto të tilla, e qeshur pranë atyre që e kërkojnë një foto me mua, kam realizuar me mijëra në këto 12 vite karriere publike”, ka bërë me dije ajo.