AGK reagon me dy ditë vonesë, i bën thirrje Vetëvendosjes të tërhiqet nga linçimet ndaj Mentor Shalës

E publikuar: 10/12/2016 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj drejtorit gjeneral të RTK’së, Mentor Shala si dhe gazetarit Ridvan Berisha. E këtë e ka bërë dy ditë me vonesë
AKG shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur nga Vetëvendosja dhe kundërshtojnë çdo formë të presionit ose linçimit publik që po i bëhet udhëheqësve të mediumit publik.

“Këto akuza dhe linçime kanë ndikim të drejtpërdrejt në punën e RTK’së, si dhe prekin të gjithë kolegët gazetarë të këtij mediumi”, shprehet AKG, transmeton Express.

Asociacioni i bën thirrje Vetëvendosjes që të tërhiqet nga këto akuza dhe linçime të vazhdueshme, duke thënë se një gjuhë e tillë nuk guxon të përdoret në raport me mediat, aq më pak kur vije nga një subjekt politik.

Komunikata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka përcjellur me kujdes akuzat që subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë gjatë ditëve të kaluara ndaj drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala si dhe kolegut Ridvan Berisha.

Ne jemi të shqetësuar me gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje. Kundërshtojmë çdo formë të presionit dhe linqimit që po bëhët ndaj udhehqësve të mediumit publik. Këto akuza dhe linqime kanë ndikim të drejtpërdrejt në punën e RTK-së, si dhe prekin të gjithë kolegët gazetarë të këtij mediumi.

Ne i bëjmë thirrje Vetëvendosjes që të tërhiqet nga këto akuza dhe linqime të vazhdueshme dhe të kujdeset që kundërshtimet që i ka t’i bëjë në mekanizmat përkatës.

Një gjuhë e tillë nuk guxon të përdoret në raport me mediat e aq më shumë nuk duhet të vije nga subjektet politike.

E vetmja zgjidhje është puna më intenzive e institucioneve të Kosovës në zbardhjen e të gjitha rasteve.

Është fatkeqësi që ende hetuesia nuk ka arritur që t’i zbulojë të dy rastet e hedhjes së bombave, njëra në drejtim të objektit të RTK-së si dhe tjetra në shtëpinë e drejtorit të mediumit publik.