AGK fton policinë e prokurorinë të veprojnë urgjentisht në rastin e sulmit fizik ndaj dy gazetareve

E publikuar: 03/04/2024 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim sulmin fizik që i është bërë sot dy gazetareve të Lajmi.net në Rrugën C në Prishtinë.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Reagimi i plotë i AGK-së: