Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka, në Shkup të Maqedonisë.
Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rastin e njohur si “Kumanova”.
Ai ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellur këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës.
AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.
AGK njofton se është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Po ashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.
















