Agjenti i Jorginhos ka konfirmuar se mesfushori do të bashkohet me Manchester Cityn nëse një marrëveshje arrihet me Napolin.
Jorginho ka qenë prej kohësh i lidhur me Cityn, madje duke thënë se ai e pëlqen Anglinë pas barazimit me Italinë në miqësore ndaj Tre Luanëve në mars.
Edhe agjentin i tij, Joao Santos e bëri të qartë se kampionët e Ligës Premier janë favoritë për të transferuar klientin e tij.
“Jorginho është ende nën kontratë, por nëse Napoli arrin marrëveshje me Cityn atëherë ai shkon në Manchester”, ka thënë fillimisht Santos për CalcioNapoli24.
Jorginho duke i shënuar Man Cityn në një ndeshje të Ligës së Kampionëve (Getty Images)
“Gjetja e një marrëveshjeje me ekipin anglez nuk do të jetë një problem, duke marrë parasysh rëndësinë e tyre, por e përsëris se kjo varet nga Napoli, pasi lojtari është i lidhur me Azzurrët për dy vite të tjera”.
“City janë kampionët e Anglisë dhe në mesin e klubeve më të mira të Evropës. Tani duhet të qëndrojmë të qetë. Nëse Napoli dhe City gjejnë një zgjidhje, ne mund të flasim për të, përndryshe lojtari do të jetë i lumtur të qëndrojë në Napoli”.
“Tani për tani, unë nuk kam dëgjuar asgjë nga askush në Napoli, sepse mendoj se ata janë të zënë me planifikimin për sezonin e ardhshëm”.
“Unë shpresoj të dëgjoj nga drejtori i tyre dhe ndoshta do të jetë në Napoli në ditët e ardhshme për të folur për [Jorginho]”, përfundoi agjenti.
Ndryshe, Napoli thuhet se kërkon 60 milionë euro për Italo-brazilianin, ndërsa Lucas Torreira i Sampdoria është favoriti për ta zëvendësuar atë në San Paolo. /Telegrafi/

















