Agjenti i Oguzhan Ozyakup tregon se shumë klube dëshirojnë mesfushorin e Besiktasit, i cili për të ardhmen e tij do të vendos në dy javët e ardhshme.
25-vjeçari është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve dhe këtë e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit.
“Mund të konfirmoj se Lazio, Marseille, Everton, Milani dhe Valencia janë duke e ndjekur Oguzhan dhe kanë shfaqur interesim për atë”.
“Ne do të marrim një vendim për të ardhmen në dy javët e ardhshme”, ka thënë Kees Vos për Liverpool Echo.
Ozyakup është lindur në Holandë, por ka përfaqësuar Turqinë në 30 ndeshje, përfshirë edhe Euro 2016.
John Stones në tentim për të ndalur Oguzhan Ozyakup gjatë ndeshjes së vitit 2016 (Foto: Getty Images)
Vlen të theksohet se ai është produkt i sistemit të të rinjve të Arsenalit.
Turku ka shënuar shtatë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

















