Agjenti i Jose Callejon ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të klientit të tij te Interi.
Tuttosport ka njoftuar se anësori spanjoll mund të kalojë te Nerazzurrët gjatë kësaj vere, mirëpo duket se ky transferim nuk do të ndodhë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato njoftime, janë thashetheme të pabaza”.
“Mund ta hedh poshtë mundësinë që lojtari t’i bashkohet Interit”.
“A do të qëndrojë te Napoli? Mendoj se po”, ka thënë Manuel Garcia Quillon për FcInterNews.
Tottenhami, Chelsea dhe Liverpooli janë disa nga klubet tjera të interesuara për Callejon. /Telegrafi/