Agim Veliu takon humanistin Halil Kastrati

E publikuar: 25/08/2020 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati.

Veliu ka njoftuar se në takim me Kastratin është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre, njofton Klan Kosova..

Po ashtu Veliu ka treguar se është diskutuar edhe për ofrimin e mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimit të tyre.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në takim humanistin Halil Katrati. Biseduam për projektet e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre”, ka shkruar Veliu.

Mes tjerash Veliu ka theksuar se do t’i mbështesin “Jetimat e Ballkanit” në iniciativat e tyre që synim kanë përmasimin e jetës së qytetarëve e veçmas atyre në nevojë.

“Do të jemi gjithmonë në mbështetje të iniciativave që përmirësojnë jetën e qytetarëve, veçmas atyre në nevojë”.