Nënkryetari i LDK;’së, Agim Veliu, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se në mbledhjen e sotme është diskutuar lidhur me emrat e disa prej kandidateve që do të kandidojmë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Ai thënë se kryesia nuk ka folur deklaratave që kuvendi i AKR’së i ka propozuar Pacollit gjatë ditës së djeshme që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës politike.
Veliu është shprehur se është e drejtë e AKR’së që zgjedh se me kë dëshiron që të qëndrojë. Por ai thotë se AKR nuk mund ta detyrojë LDK’në që të hyjë në koalicion me asnjë subjekt partiak në Kosovë.
“AKR nuk mund të na detyrojnë neve që të hyjmë në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Ne do të shkojmë në Kuvend saherë që seanca të thirret në mënyrë të rregullt”, ka thënë Veliu.
















