Agim Veliu ndanë rreth 10 mijë euro për pemë e perime

E publikuar: 03/02/2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Podujevë ka ndarë rreth 10 mijë euro për mbjelljen e drunjëve në parcelën e qendrës për pemë dhe perime, raporton Gazeta Fjala.

Kjo komune ka bërë publike me 1 shkurt njoftimin për dhënie të  kontratës sipas së cilës për të kryer këtë shërbim, fituese është shpallur kompania “Compass” nga Prishtina.

“Compass” është zgjedhur si kompania më e lirë në mesin e tre ofertuesve të tjerë me cmimin 9 mijë e 780 euro.

Është planifikuar që kontrata të nënshkruhet të enjëten me 4 shkurt.

– See more at: http://gazetafjala.com/agim-veliu-ndane-rreth-10-mije-euro-per-peme-e-perime/#sthash.XGU1Pu9M.dpuf