
Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, doli me një shpjegim.
Ai thotë se atë e bëri për “ta përgëzuar opozitën për autogolën”.
“Aq e madhe është urrejtja dhe frika e opozitës ndaj Albin Kurtit, sa që as vetvetes nuk po ia besojnë mandatin më! Ndërsa, për duartrokitjen time që paska bërë “Boom” në media, e bëra për ta përgëzuar opoziten për autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojës. Bashkë me Listen Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë!”, ka shkruar Bahtiri.