Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ishte shumë i zëshëm kundër një bashkëpunimi me PDK-në.
Madje për të treguar këtë vendosmëri të tij, ai në një medium televiziv, kishte thënë se “më përpara shkon në tabut se sa me PDK-në”.
Por çka thotë Bahtiri sot kur partia e tij është në koalicion pikërisht me PDK-në?
“Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe do të jem edhe nesër kundër të keqes, e keqja e vendit është PDK-ja. Unë nuk do t’i ndal kritikat për të gjithë ata që janë keqpërdorur paratë dhe ligjet e Kosovës”.
“Fakti që jemi në koalicion me PDK-në nuk do të thotë që ne do të heshtemi, do të jemi edhe më të zëshëm, do të kritikojmë çdo kënd që keqpërdor edhe vetëm 1 cent të Kosovës”.
Bahtiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka shkuar në koalicion me PDK-në por me Ramush Haradinajn.
“Nuk kam shkuar me PDK-në, jam shkuar me burrin që është tamam burrë, e kam mik dhe shumë mik, Ramush Haradinaj, të cilin e keni parë që kam thënë edhe më herët se është nga një familje që është e respektuar dhe ka dhënë shumë për këtë vend”.
“Unë kam menduar se Haradinaj do të kthehet nga ne, por ai ka një gjë që kur e jep fjalën e mban dhe ai është problemi që me fillim ka gabuar që është futur në këtë koalicion, pas nënshkrimit të koalicionit, në orën 00:05 i kam thënë që ka gabuar”.
















