Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime.
Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”.
Presidenti Ademi i uroj mirëseardhje Valonit në vendlindje, duke i dëshiruar pushim të mirë afër familjes në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon jo vetëm vendi ynë por i gjithë globi, si pasojë e pandemisë “Covid-19”.