Afrim Myrtaj
Nga Ismet Sylejmani
Shtati i shqiptarit Afrim Myrtaj nga Gjilani, është në mesin e atyre të paktëve pjestarë të popullit shqiptar që është goditur nga plumbat e armikut mbi 11 herë dhe ka qendruar stoik e i ka përballuar me sukses të gjitha vështirësitë që dalin nga rafalet e predhave të mitralozit të armikut!
Ushtari luftëtar çlirimtar i popullit shqiptar Afrim Myrtaj, është njëri prej pjestarëve lavdimadh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Afrim Myrtaj është dhe do të mbetet emer i madh në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi dhe i Zonës Operative të Karadakut në veçanti!
Populli shqiptar e ka per nderë qe e ka djalë të Tij këtë titan, i cili sikur Gjergj Elez Alia e sikur Jakup Ferri, por edhe sikur shumë emra të mëdhenj e të pavdekshëm të arenave të luftërave heroike të bijëve të lavdishëm të kombit tonë, do të jetë i shënuar me shkronja ari në historinë legjendare të luftëtarëve të mëdhenj e viganë të betejave kundër pushtuesve e armiqëve të ndryshëm të Atdheut tonë, sepse edhe me aq plagë në trup ka ecur e ka marshuar në kolonë ushtarake në këmbët e veta!
Për të gjithë njerzit e planetit ditëlindjet kanë kuptim, sepse ato simbolizojnë hallkat e renditura të viteve njëri pas tjetrit, por te Afrim Myrtaj, te ky emër i madh i kalendarit të të gjallëve, të cilët jetën e kanë fitore në fushbetejë, ndryshojnë gjerat, marrin kuptim tjetër dhe përbëjnë eveniment qe i tejkalon kufijtë e normalës njerëzore dhe ngjiten lartë e gozhdohen përgjithmonë në renditjen mbinormale e mbinjerëzore të thesarit të paqmuar kombëtar!
Gjak e plagë i ka dhënë Afrim Myrtaj luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushuese!
Të gjithë i madh e i vogël duhet ta dijmë, se sa dhe ku i ka nëpër trup plagët e lirisë heroi i gjallë i kombit Afrim Myrtaj!
Sa plagë ka përpara, sa mbrapa dhe sa anash në shtatin e Tij, i pamposhturi Afrim Myrtaj!
Me çfarë plumbash është goditur nga armiqt pushtues çlirimtari Afrim Myrtaj në shtatin e tij muskuloz!
Çfarë kalibrash ishin plumbat që e kanë goditur në shtatin e Tij, atë ditë në ofenziven shfarosëse të forcave serbe në Malësinë e Zhegocit të Gjilanit!
Gjilani dhe jo vetëm, e ka për obligim detyrues që ta nderojë për të gjallë këtë luftëtarë, ndonëse është bërë vonë, sepse kanë kaluar shume vite pas perfundimit të luftës e pas çlirimit të Kosovës nga okupimi serb, por fjala e popullit thotë kurrë vonë nuk është, më mirë vonë se kurrë!
Popujt e qytetëruar e me demokraci të lashtë, por edhe me demokraci moderne, pjestarët e tyre të shtrenjtë e me kontribute të mëdha, të cilët vepra e tyre i bën edhe të shenjtë, jo vetëm i kanë të rrallë dhe i mbajnë në pëllëmbë të dorës e në majat më të larta të nderimit popullorë e qytetarë, por edhe i skalisin në skulptura e monumente dhe i shkrijnë edhe në bronz!
Afrim Myrtaj duhet të ketë të njëjtën masë të trajtimit nderues e respektues nga populli, nga Atdheu e nga Kombi ynë!
Ti me 15 Dhjetor 2021, ke mbushur 47 vjetë!
Të gjithë e dijmë se Ti ke lindur për së dyti, të ka ruajtur zoti, sepse për Serbinë je i vrarë, je i vdekur!
Nëna Jote e madhe dhe Beteja heroike e Epopesë së Zhegoci, janë vendlindjet Tua të mëdha e historike!
Te ti jetëgjatësia ka kuptim të madh, sepse Ti e ke mundur vdekjen dhe e ke shpërndarë me gjakë sihariqin e madh të fitores, në ditën kur bashkë me Ty, e në rresht të parë ranë në frontin e luftës për liri Heronjtë e Kombit Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, dhe aty u vranë në prite edhe qifti bashkëshortorë heroik i UÇK-së Tefik dhe Hanumshahe Zymberi por bashk me ta edhe pjestarë të tjerë të popullit shqiptar të rrethuar nga forca të mëdha ushtarako policore serbe!
Gjeneratat e popullit shqiptarë do të nderojnë e do të përkulen për Ty e në nderim të luftës Tënde, të gjakut Tënd të derdhur për liri dhe të plagëve të shumta që ke marrë në luftën e armatosur frontale me ushtrinë dhe policinë e Serbisë pushtuese!
Populli shqiptar në pergjithësi, Zona Operative e Karadakut të UÇK-së dhe Gjilani ne veçanti, e ka për obligim kombëtar e luftarak çlirimtar, me ta festu çdo ditëlindje Tënden!
Urimet më të mira për ditëlindjen, bashkëluftëtari ynë Afrim Myrtaj!
Jetë të gjatë e të lumtur trimfatori i UÇK-së e i popullit shqiptar!
Gëzuar🥂🇦🇱!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 17 Dhjetor 2021!