Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur qytetin e Heratit, në Afganistanin perëndimor,
Ky tërmet shënohet si i treti pasi që para disa dite u shënuan dy lëkundje të mëdha në rajon, ku vranë më shumë se 1000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef, raporton BBC.
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

















