Shefi i policisë rajonale, Fazel Ahmad Sherzad, thotë se një ushtar afgan sot ka hapur zjarr kundër trupave amerikane në provincën lindore Nangarhar, me ç’rast janë plagosur dy ushtarë amerikanë dhe dy ushtarë afganë.
Sulmuesi është vrarë.
Zoti Sherzad tha se sulmi ndodhi pas një takimi ndërmjet guvernatorëve provincialë dhe një zyrtari të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kompleksin e zyrës së guvernatorit në Nangarhar, në qytetin Xhalalabad.
Ushtari afgan kishte ardhur në kompleks së bashku me tetë trupa të tjera afgane dhe me një grup të ushtarëve të NATO-s.
Në muajin janar, një ushtar afgan i ka vrarë tre kontraktorë amerikanë në një sulm të ngjajshëm të brend