Aferdita Dreshaj poston fotografi të burrit dhe i thotë: I imi përgjithmonë

E publikuar: 04/08/2018 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja muaj më parë i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ajo po jeton shumë e lumtur përkrah bashkëshortit, me të cilin vazhdimisht është në udhëtime, në vende të ndryshme.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të bashkëshortit, përmes së cilës i shprehte publikisht dashurinë atij.

“I imi përgjithmonë”, ka shkruar ajo sipër imazhit ku Jakub është veshur shumë elegant.