Mungesa e fuqisë punëtore ka rritur kërkesën për punëtorë nga vendet e largëta. Ndërtimtaria është kryesisht sektori që është më i prekur nga ikja e të rinjve që po emigrojnë nëpër shtetet e BE-së me viza pune.
Në 3 mujorin e fundit të vitit 2023, tetor-dhjetor më së shumti punëtorë kanë ardhur në Kosovë nga Bangladeshi, raporton Infosot.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në këtë tre mujor për leje qëndrim për punë kanë aplikuar 439 persona nga Bangladeshi.
Që të gjitha kërkesat janë për punë, ndërsa për çështja humanitare apo studime ose kategori tjera nuk kanë pasur kërkesë nga këta shtetas.
Ndërsa pas Bangladeshit kërkesa për leje qëndrim për punë janë nga Turqia, me gjithsejtë 399.
Pas Bangladeshit dhe Turqisë, kërkesa për leje qëndrim për punë janë nga Serbia me gjithsejtë 163.
Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2023, në Divizionin e Shtetësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë aplikuar 508 persona për lirim nga shtetësia dhe janë marr 689 vendime për Lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës, raporton Infosot.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe, sipas raportin, kanë aplikuar 2 persona për fitim të shtetësisë së Kosovës dhe janë marrë 413 vendime për Fitim të shtetësisë së Repubilkës së Kosovës.
Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2023, janë evidentuar 49 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare apo azil, nga të cilët 46 (94 %) Meshkuj dhe 3 (6%) Femra. Sërish për kërkesa të azilit prijnë sirianët, që e shfrytëzojnë Kosovën si transit për të kaluar në shtetet evropiane.
Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2023, në pikat kufitare janë kthyer 90 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me Forcë 51 (57%), Vullnetarë 6 (7%) dhe Vullnetarë të asistuar nga IOM 33 (37%)./infosot/
Raporti i plote: https://mpb.rks-gov.net/f/40/Publikime
















