Ministria e Shëndetësisë, nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se numri i rasteve aktive është 24 mijë e 939.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 406 mostra, prej të cilave 2 mijë e 295 kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 18 raste të vdekjes.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës
Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, në Kosovë janë paralajmëruar masa të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.
Në mesin e këtyre masave, pritet të kthehetr ora policore dhe të kufizohet orari i gastronomisë.