Lajmet

Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

18.07.2026 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja.

Diskutimet e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë epilog, ndërkaq seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të thirret pas dy javësh.

Pezullimi i diskutimeve nga LDK dhe përplasjet e brendshme në këtë subjekt, sipas njohësve të fushës kanë shtuar pasigurinë rreth sigurimit të shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Analistët vlerësojnë se roli i PDK-së mund të jetë vendimtar në këtë fazë. Sipas Sadik Zeqirit, pas përçarjeve në LDK ka dilema nëse të gjithë 18 deputetët e këtij subjekti do të jenë të gatshëm të votojnë për presidentin e ri.

“Nëse nuk ka bisedime me PDK-në, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. LDK nuk i ka votat 18 votat e garantuara 18 për kandidatin për president”, tha Zeqiri për RTK.

Edhe sipas analistes, Fatime Hajdari, zhvillimet e fundit në LDK e kanë thelluar krizën politike në vend.

“LDK nuk ka pasur siguri të brendshme në kontrollimin e votës, se sa vota i ka në një bashkëpunim politik. Ata duhet të kenë qartësi. Këto parti politike duhet të kenë përgjegjësi dhe obligim për të bashkëpunuar me njëra – tjetrën”, Hajdari.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha të premten se në fillim të gushtit do të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë RTK-së se shpresojnë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Pas takimit të fundit, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do të qëndrojnë në opozitë, ndërsa LDK ka ndërprerë bisedimet, duke krijuar pasiguri se si do të vazhdohet tutje në formimin e institucioneve të reja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Grajqevci: Serbia po e përdor çështjen e të zhdukurve për interesa politike, ndërkombëtaret duhet të ushtrojnë më shumë presion

Grajqevci: Serbia po e përdor çështjen e të zhdukurve për interesa politike, ndërkombëtaret duhet të ushtrojnë më shumë presion

Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Hoxhaj: Kosova po izolohet, Serbia po thellon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Konjufca i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Aksioni në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje

Miftaraj: E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”