Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës.Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.Zëdhënësja në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka thënë që gjithsej janë 23 vetura të regjistruara në regjione të ndryshme, të cilat kanë konvertuar targat ilegale në targa të Republikës së Kosovës.“Javën e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të konvertuar targat duke i’u përgjigjur pozitivisht fushatës informuese. Të gjitha 34 qendrat komunale të Regjistrimit të Automjeteve janë në dispozicion për zhvillim të këtij procesi andaj ftojmë qytetarët, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që të vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat e tyre, me mundësi të përfitimit nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit, në cilëndo qendër të regjistrimit”, ka thënë ajo.Kujtojmë se bazuar në vendimin e fundit të ekzekutivit nga 21 nëntori deri me 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale do të shqiptohet gjobë në lartësi prej 150 euro.Ndërkaq, nga 21 janari i vitit të ardhshëm, pronarët e mjeteve me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, për të hyrë dhe qarkulluar në territorin e Kosovës duhet të pajisen me targa provuese duke e pasur të drejtën e regjistrimit me targa RKS me lehtësirat e parapara.“Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë. Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës”, është thënë më tej në përgjigjen e MPB-së për Klankosova.tv.
Afati i fundit, 23 vetura i kthyen targat në RKS
NGA KATEGORIA