Abdyl Kurteshi, afarist nga Gjilani dhe anëtar i kryesisë së Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka zyrtarizuar si kandidat në listën garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga kjo parti për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurteshi theksoi përkushtimin e tij për të qenë një zë i qytetarëve, duke premtuar angazhim të paanshëm dhe të drejtë, përtej dallimeve partiake, në shërbim të së mirës së përbashkët të komunës.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se do të jem pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ju premtoj se do të jem zëri i arsyes suaj, pa dallime partiake, për të mirën e komunës sonë,” shkroi Kurteshi në një postim në rrjetet sociale.
Me përvojën e tij në biznes dhe angazhimin qytetar, Kurteshi synon të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale, duke vënë në fokus transparencën, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.

















