Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore Austrian Airlines, ka detyruar ekuipazhin të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, transmeton Koha.net.
Gjatë fluturimit dhe deri në aterrim, në avion ka udhëtarët kanë qenë shumë të frikësuar pasi në brendi të avionit dëgjoheshin krisma por edhe britma të udhëtarëve.
Odiseada e udhëtarëve nuk përfundoi as pas aterrimit të avionit.
Autoritetet ajrore serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve e nga Kosova të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi.
Sipas Koha.net, udhëtarët ende po mbahen aty dhe nuk dihet si dot vijnë në Prishtinë.
Po fliet që udhëtarët qe me një avion të kompanisë Ëtruksih Airlinesë të shkojnë në Stamboll dhe prej andej pastaj për në Prishtinë.