Aeroplani më i madh në botë, krahët e të cilët janë më të mëdhenj sesa një fushë futbolli – ka arritur me sukses të ndez gjashtë motorë gjigant (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani më i madh në botë është një hap më afër fluturimit të parë.

I quajtur Stratolaunch, fluturakja me sukses ka arritur të ndezë që të gjashtë motorët gjigant, ku secili prej tyre peshon 4 mijë kilogramë, transmeton Telegrafi.

Ky aeroplan është një projekt i paparë i bashkëthemeluesit të kompanisë Microsoft, Paul Allen, i cili dëshiron që kjo fluturake të ngritët në qiell.

Ky aeroplan është aq shumë i madh, sa që po të aterronte në një fushë futbolli krahët e tij do të qëndronin 3.8 metra prapa portave të portierëve.

Testet e fluturimit ishin paraparë të ndodhin gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, por janë shtyrë deri në vitin 2019. /Telegrafi/