NASA ka krijuar një aeroplan me motor elektrik 10-sh, i cili ka vetinë e ngjitjes së helikopterit.
Aeroplani i quajtur Greased Lightning, ose thjesht GL-10, është akoma një prototip.
Ai mund të mbajë deri në katër pasagjerë dhe mund të përdoret për të transportuar pako ose për qëllime mbikëqyrjeje.
GL-10 është testuar afër qendrës së kërkimit Langley të NASA-së. Aeroplani është i pajisur me tetë motorë në krahët e tij, të cilët bëjnë të mundur që aeroplani të ngjitet në vend ashtu si helikopteri, dhe të lëvizë me një shpejtësi më të madhe se ky i fundit.