Adriatik Kelmendi: Tash s’patën qare pa e votu “kriminelin” Haradinaj…

E publikuar: 09/09/2017 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas zgjedhjes së qeverisë së Haradinajt. Ai në një shënim në Facebook tha se Serbia ishte e gatshme që edhe të prishte marrëdhëniet diplomatike pas lirimit të Ramush Haradinajt, e tash e detyruan Listën Srpska për votimin e Qeverisë së tij.

Ana tjetër e medaljes:
Vuçiqi e qeveria e Serbisë ishin buzë prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Francën shkaku i lirimit të, sipas tyre, “kriminelit” Haradinaj, tash s’patën qare pa iu thënë Listës Serbe që ta pranojnë si kryeministër!