Ai ka thënë se për herë të parë pas kaq shumë vitesh është detyruar që t’i thotë se derën e ke të hapur nëse nuk të pëlqen debate.
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Rubikon” të KTV-së, Adriatik Kelmendi ka reaguar me një status në Facebook pas përfundimit të emisionit të sotëm. Kelmendi në këtë reagim ka thënë se tash e 12 vjet nuk ka pas mysafir pa etik, sikur kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.
Ai ka thënë se për herë të parë pas kaq shumë vitesh është detyruar që t’i thotë se derën e ke të hapur nëse nuk të pëlqen debate.
Ky është reagimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
Tash e 12 vjet kam pasur mysafirë të ndryshëm në Rubikon – duke filluar nga personalitete që kanë fituar Çmimin Nobel e deri të individë që kanë përfunduar prapa grilave për vepra kriminale.
Për 12 vjet, duke dashur të ruaj etikën profesionale, asnjëherë nuk kam komentuar mysafirët e emisionit për paraqitjen e tyre në emision.
Por edhe për 12 vjet, asnjëherë nuk kam pasur një individ që nuk ka shfaqur asnjë trohë etike për të ftuarit e tjerë dhe për shikuesit, aq sa më detyroi t’ia tregoj derën.
Për herë të parë në 12 vjet, një individ më detyroi që publikisht t’i them: Mos bëni përpjekje të na manipuloni, na respektoni siç po ju respektojmë edhe ne ju, përndryshe nëse nuk ju pëlqen – derën e keni prapa. Fare s’besoj që kam gabuar.
Do ta bëja sërish me secilin që sillet në mënyrë të njëjtë! Falëmnderit!