Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend. Ai përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje, ngase në të kundërtën vendi po rrezikohet. Ai ka thënë se mund të flasim për demokraci, kur deputetët e opozitës arrestohen.
Ky është shënimi i plotë i tij:
Opozita po thotë që zgjidhja nuk është në Kuvend.
Pushtetit po ia merr mendja që bën Kuvendi edhe pa opozitën.
Nëse vazhdon kështu do të shohim çdo ditë burgosje të deputetëve të opozitës dhe show të atyre të mazhorancës.
Kjo mund të jetë gjithçka, por vetëm demokraci – jo.
A s’do të ishte më mirë që ta çojmë krejt këtë Kuvend p’ej sh’pie atëherë?
Hajde të shkojmë në zgjedhje dhe ta shohim se kush ku është, e të mos shkojmë poshtë kolektivisht!