Adriana Lima, në “Love Magazine”

E publikuar: 28/12/2015 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja e Victoria Secret, Adriana Lima, ka kërcyer dhe pozuar për kalendarin e fundvitit “Love Magazine” 2015. 34-vjeçarja është shfaqur joshëse dhe sensuale, ndërsa kërcen në sfond me hitin e Rihannës “Pour it up”, video e publikuar në profilin e saj në instagram.
Edhe pse nuk është hera e parë për modelën braziliane që pozon me të brendshme, ajo vazhdon të jetë në formë, ndërsa shfaqet me të brendshme të zeza, për datën 26 dhjetor, të këtij kalendari.
Lima ka qënë edhe në 2014,pjesë e kalendarit të fundvitit.
Bashkë më të, ky projekt mblodhi këtë vit disa nga modelet më të njohura si Aleksandra Ambrossio, Gigi Hadid, Kendall Jenner.