Dy binjaket studente që lanë Britaninë për t’u bërë “nuse” xhihadistësh në Siri, duket se po provojnë të kthehen prapa në shtëpi, raporton Daily Mail.
17-vjeçaret, Zahra dhe Salma Halane besohet të jenë së bashku me tri vajza të tjera tinejgjere, dhe së bashku kenë ikur nga kthetrat e militantëve të ISIS-it në Mosul të Irakut, transmeton Indeksonline.
Dy binjaket me prejardhje somaleze, që pothuajse ishin në përfundim të shkollimit të mesëm, kishin ambicie për t’u bërë mjeke.
Që të dyja besohet se po provojnë të kalojnë në kufirin turk, ku do të jenë të sigurta në duart e forcave kurde.
Por duket se gjërat nuk do të jenë aq të lehta, pasi që Sekretarja britanike për Punë të Brendshme, Theresa May ka thënë se vajzat do të mund të mos lejohen që të kthehen në Britani prapë. /Indeksonline/