Adem Grabovci thotë opozita humbë nëse organizohen zgjedhjet e reja

E publikuar: 26/09/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, vlerëson se opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje. Ai beson se nuk është në interesin e opozitës të dëmtojë vetveten.
“Sepse të gjithë e dimë se nëse shkojmë në zgjedhje, opozita do të dalë më e dobët. Prandaj nuk besoj që është e interesuar më dëmtu vetveten”, ka thënë Grabovci për Gazetën Tribuna.

I pyetur nëse PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, Grabovci thotë se partia e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, PDK nuk i është frikësuar asnjëherë daljes për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve.