Adem Grabovci: Të gjitha kushtet janë plotësuar që Thaçi të zgjedhet President të premten

E publikuar: 24/02/2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Adem Grabovci ka thënë se gjithçka është gati në zgjedhjen e Presidentit të premtën.
Shefi i gp te PDK, Adem Grabovci, ka treguar për Gezetën Express, se kanë grumbulluar nga 30 nenshkrime për të dy kandidatët për President, Hashim Thacin dhe Rafet Ramen.

Ai, po ashtu, tregoi se gjate seances së sotme arriti ti grumbulljë edhe 43 nënshkrime të deputeteve për të thirrur seance të jashtëzakonshme.
Keto nenshkrime iu janë dorëzuar Kryesisë e cila edhe vendosi që seanca për zgjedhjen e Presidentit të mbahet të premten në ora 11:00.

Grabovci duke folur për Gazetën Express tha se nenshkrimin e tyre e kanë dhënë edhe deputetë të LDK’së, të cilet PDK’ja i ka partnerë kolaicioni.

Ai tha edhe se me Listen Serbe dhe Minoritetet tjera janë pajtuar që të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë për presidentin e ardhëshem të vendit.