Adem Demaci: Qeveria e Kosovës është que peshë, don me hangër kryt e vetë!

E publikuar: 01/12/2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veprimtari i shquar i ceshtjes kombëtare Adem Demaci është tejet i shqetësuar dhe i mllefosur sidomos me sjelljet e liderëve kosovarë ne kuvend. Demaci ne nje intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” duke denuar gjitha format e dhunës, fjlarin e rrugaqëve si te pozites ashtu edhe të opozites si dhe dhunen policore, lideret i ka quajtur “tekmefez dhe te uritur për kolltuqe” te cilen luftë për pushtet po e paguan popullata e pafajshme dhe Kosova !
“Është marre, marre per qeverinë e Kosovës kur shef ne ekranet televizive boterore duke ngrehur shiptarrt is qnte nga policia jonë..Kete se ka menduar e as nuk e ka pritur kush ?!..” ka pohuar Demaci i shqetësur për zhvillimet e fundit ne Kosovë, sdimos ato rreth kuvendit. Vepimtari i shquar shqiptare i cili 30 vjet kaloi nepër bugjet serbe pyet, deri kur shqiptaret ne Presheve arestohen, bugosen e ngrihen zhag nga policia serbe, deri kur shqupatret e Kosoves arrestohen , burgosen e ngrihe zhag po ashut nga policia jonë?! A s’eshtë turp kjo për qeverine e Kosovës ?! Jazëk ! Aftesi nuk eshte vetem me bere dialog apo me ofruar vetëm te huajin, por edhe tendin. Pushettaret tane duhet te beje gjithecka për gjetur nje gjuhe të perbashket per të zgjidhur problemet e mosmarërveshjet me opoziten permes bisedime e jo keshtu me dhunë, u bëmë horë para bote !. Se pari duhet drejtuar oborrin tonë e pastaj me larg..”

Qveria e Kosovës s po ka hall ta hjek macën prej persheshit..
I pyetur rreth Luginës së Preshevës se a eshte harruar kjo pjese shqiptare nga Prishtina z.Demaci ne vazhdim tha se “po cfare Presheva mor vëlla, ne kemi harruar edhe vetveten…a s’po të shofin sytë se cfare po ndodhë në Kosovë. Liderët tanë i ka trenu buka e grytë, ndryshe nuk do të kishte “ngerç” institucionalKrejt keto marrina, lufta për kolltuce po shkojnë në mullirin e armikut dhe dashakeqeve të Kosovës.
„Po e shifni se Kosova s po ka hall ta hjek macën prej persheshit..e leje më t’i ndihmoje vllaznit tanë atje ne Preshevë… Nuk kerkohet sy prej te verbërit…“ ka thëne Aden Demaci duke folur per ngercin dhe rolin e qeverise kosovare në Kosoën Lindore
“Shteti jone po luhatet, por fale miqve tane amerikan dhe ndërkombëtarëve tane nuk do të ket kthim mbrapa te situates ne Kosove para vtitit 1999, se sa per neve ktu qe jemi sot ishte riktyher Serbia n Kosovë..“ ka shtuar Demaci.
Sipas veprimtarit, Adem Demaçi, udhëheqësit e Luginës t mos mbeshteten forte ne Prishtinen apo Tiranën, sepse “ato bash me pas dasht deri tash kishin bere dicka per ate rkahine shqipatre ne Serbi. Por une do t’i sygjeroja lideret e Lugines qe ata duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta e tyre, po aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë…”