Adelina Tahiri "plas bombën": Kam gjetur prej vitesh princin që më bën princeshë!

E publikuar: 07/10/2017 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë Adelina ka pranuar se prej kohësh ndodhet në një lidhje të gjatë, por nuk ka dashur ta ekspozojë pasi ai nuk merret me art.

“Jam me dikë që më bën të lumtur, më bën të ndihem princeshë. Kam një lidhje shumë të gjatë dhe shumë serioze. Nuk do e them kush është por kam kohë që e kam gjetur Princin e Kaltër është mashkull ideal,”-theksoi këngëtarja. 

Gjithashtu ajo u shpreh se djali që i ka rrëmbyer zemrën merret me biznes, por gjithashtu i ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant për të. “ Ai nuk merret me art, por mund të them se është shumë i talentuar në piano, i bie pianos më mirë se çdo pianist,”-përfundoi këngëtarja.

Gjithashtu ajo theksoi se i dashuri me të cilin ajo ka shumë vite e përkrah në gjithçka dhe nuk është xheloz për klipet e saj provokuese pasi e njeh atë. “Meshkujt që janë xheloz nuk kanë vetëbesim,”-tha Tahiri në Top Show./Gazeta Express/