Adelina nuk e harron heroin, e viziton përsëri

E publikuar: 05/03/2018 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Adelina Ismaili pas kthimit nga Zvicra është bërë një vizitore e përmuajshme para varrit të heroit tonë kombëtarë, Adem Jashari.

Ajo gjatë ditës së sotme ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet që përsëri e ka vizituar varrin e heroit, Adem Jashari, derisa ka qenë e shoqëruar edhe me burrin e saj, Val Krasniqi.

Adelina e kishte vizituar varrin e Adem Jasharit edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Derisa herën e parë ajo e kishte uruar pavarësinë e Kosovës pikërisht nga ky vend, sot ajo ka shkruar: 

“Sakrifica më sublime, është sakrifica për të tjerët”. 

Që nga kthimi prej Zvicre, Adelina është nuk e ka lënë vetën pa punuar.

Ajo është angazhuar si aktore në serialin O sa mirë dhe për çudi të gjithë e kanë lavdëruar atë për mënyrën e mirë se si e ka portretizuar karakterin e saj në këtë serial. /GazetaExpress/