Këtë epitet ajo vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Adelina Ismajli, transmeton Gazeta Express.
Adelina pas një kohe të gjatë i është rikthyer skenës. Diva shqiptare sot ka pasur një performancë në Gjilan në përkrahje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo që Adelina gjithmonë e ka mbështetur.
Ndonëse pak muaj më parë ajo është bërë nënë, Adelina duket shumë në formë dhe e bukur si gjithmonë.
Performancën e saj e kishte bërë të ditur një ditë më parë përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.
“Miq! Neser me date 16.11.17 ora 16:30h shihemi ne Gjilan te Luta! Palestra e Sporeve “Bashkim Selishta-Petriti””, ka treguar Adelina Ismaili.
Kujtojmë se Adelina e Vali morën epitetin prindër në muajin prill të këtij viti. Ata djalin e tyre e pagëzuan me emrin Uliks./Gazeta Express/

















