Adelina Berisha marton motrën

E publikuar: 09/08/2016 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e njohur Dafina Berisha martohet sot (e martë), e ndërsa mbrëmjen e kaluar, ajo ka pasur natën e saj të beqarisë me vajza.

Ka qenë motra e saj, këngëtarja Adelina Berisha, e cila ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet bashkë me motrën, si dhe plot vajza të tjera të cilat ishin të pranishme atë natë.

“Nata e beqarisë së motrës sime, jam shumë e lumtur që ti gjete dashurinë tënde të vërtetë, party do të vazhdojë…”, kanë qenë fjalët e Adelinës.