Adele theu rekorde me koncertet në Mynih

E publikuar: 03/09/2024 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijuesja e hitit të “Hello” sapo përfundoi koncertet dhe theu rekord pasi ka shitur 730,000 bileta, transmeton Indeksonline.

Rekordet Botërore të Guinnessit konfirmuan gjithashtu se fituesja 36-vjeçare e Grammy-t kishte “ekranin më të madh LED ” në shfaqjet e saj.

Joanne Brent, gjyqtarja zyrtare për Rekordet Botërore Guinness, tha: “Është një nder i jashtëzakonshëm t’i dhuroj Adele-s ikonike me këtë titull “GUINNESS WORLD”.

Adele tani po përgatitet të bëjë një pushim “tepër të gjatë” pasi përfundon qëndrimin e saj në Las Vegas.

Në një klip të TikTok, ajo i tha turmës në koncert të shtunën e kaluar (31.08.24): “Kam 10 shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t’ju mbaj në zemrën time”.