Kompania amerikane Acer prezantoi dy telefona të rinj buxhetorë, Liquid Jade Z dhe Liquid Z410. Acer Liquid Jade Z është më i mirë nga dy telefonat e rinj të Acer-it. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë dhe fuqizohet nga procesori MediaTek MT6732 me katër bërthama me shpejtësi 1.5GHz. Kamera kryesore e tij është 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Telefoni fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2300mAh.
Sa i përket memories, telefoni ofrohet në dy versione. Njëri version ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, ndërsa tjetri ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Sa i përket softuerit, Acer Liquid Jade Z operon me sistemin Android 4.4 KitKat. Ky telefon kushton 229 dollarë për versionin me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, dhe 249 dollarë për versionin me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme.
Telefoni i dytë është Acer Liquid Z410, i cili ofron specifika me parametra mesatarë dhe ka një çmim të arsyeshëm. Liquid Z410 ka ekran 4.5 inç me rezolucion 540×960 pikselë. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek MT6732M me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz. Ashtu si Acer Liquid Z, edhe ky telefon vjen në dy versione të ndryshme sa i përket memories. Njëri version ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, dhe kushton 129 dollarë. Ndërsa versioni tjetër ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, dhe kushton 149 dollarë.
Veçori të tjera të tij janë edhe kamera kryesore 5 megapikselë, kamera dytësore 2 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2000mAh. Sa i përket softuerit, edhe Acer Liquid Z410 operon me sistemin Android 4.4 KitKat.
Acer Liquid Jade Z është hedhur në treg, ndërsa telefoni tjetër do të hidhet në muajin shtator.