Acer do të prezantojë linjën e parë të laptopëve të parametrave të lartë me sistemin operativ Google Chrome OS ditën e sotme tha një ekzekutiv i kompanisë.
Chromebook-ët, siç quhen pajisje me sistemin operativ Chrome OS, shquhen për aplikacione cloud dhe ruajtjen e të dhënave online.
Të thjeshtë, të lirë dhe me bateri me jetëgjatësi të lartë, ata janë shndërruar në një opsion i pëlqyeshëm dhe popullor për studentët dhe fëmijët.
Acer, HP, Dell e shumë kompani të tjera përfshirë Google, kanë ndërtuar pajisje dhe zënë 60% të tregut edukativ.
Kompjuterët e parë Chromebook të rangut të lartë nga Acer janë hapi i pari i një strategjie ambicioze të Google për të pushtuar bizneset ku Microsoft Windows dominon.
Acer është prodhuesi numër 2 i Chromebook. Ekzekutivi në fjalë tha se laptopët e rinjë do të kushtojnë përtej çmimi tradicional prej 300 dollarësh.
Google i cili prodhon një Chromebook 1,000 dollarësh, ka nisur bashkëpunime me prodhues të tjerë për të lançuar Chromebook të rangut të lartë. /PCWorld Albanian