Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita.Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro.
Pas kësaj, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i bëri thirrje Konjufcës që të kalojë në LDK.“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, çu del këndej, çu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.
Për këtë ka reaguar shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili thumboi LDK-në.“Hapni fletoret dhe shkruani; LDK prej 2004 kurrë më s’i ka fituar zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar shkurt Kërçeli në Facebook.
Debati për mosnisjen e mësimit për shkak të grevës së mësimdhënësve u acarua mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit po ia lë fajin Qeverisë që s’po ndërpritet greva dhe e kritikoi atë për mospasje të dialogut social me sindikalistët.