Abuzonte seksualisht me një të mitur, në pranga 29-vjeçari

E publikuar: 01/03/2016 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e policisë së komisariatit të Bulqizës kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Havalja, pasi sipas policisë lokale kishte abuzuar seksualisht me një të mitur nga fshati Fushë Bulqizë.

Sipas policisë lokale, 29-vjeçari Denis Havalja, nga fshati Ceruj i Matit, e kishte marrë me forcë të miturën 13-vjeçare, duke e futur në një makinë e ku më pas ka abuzuar seksualisht me të, shkruan Top Channel.

Ndërkohë mësohet se 13-vjeçarja është nisur drejt Tiranës pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.