Absurdi i Amnesty International: Pse kjo OJQ Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë?

E publikuar: 30/11/2016 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata joqeveritare ndërkombëtare, Amnesty International, e cila në fokus i ka të drejtat e njeriut, në rastin e Kosovës mban një qëndrim absurd politik duke e konsideruar pjesë të Serbisë. Në web faqen e kësaj organizate, Kosova nuk figuron fare në listën e shteteve, por është e përfshirë në të njëjtin sektor të ndarë për Serbinë. Dje në Kosovë ka qëndruar Zëvendësdrejtoresha e kësaj organizate, Gauri van Gulik, ku ka takuar krerët e shtetit – që kjo OJQ megjithatë nuk e konsideron të tillë.

Amnesty International shpesh e ka në fokus Kosovën kur janë në pyetje shkeljet e të drejtave të njeriut siç është rasti me kërkesat për drejtësi të viktimave të luftërave të fundit apo vëzhgimi i sistemit të drejtësisë, por duket se kjo organizatë ka edhe një qëndrim politik ndaj Kosovës. Edhe ose kjo OJQ nuk e ka në mandatin e saj njohjen e shteteve por të drejtat e njeriut, kur është fjala për Kosovën atë e konsideron si pjesë të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në web faqen e organizatës ku janë të listuara shtetet nuk figuron Kosova. Lajmet për Kosovën jepen në faqen e rezervuar për Serbinë.

Dje në Kosovë ka qëndruar zëvendësdrejtoresha e Amnesty International Gauri van Gulik dhe hulumtuesi për Ballkan Todor Garos, ku është pritur Presidenti dhe Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ndërkohë që në një takim e kanë pasur edhe me përfaqësuesit e KMLDNJ’së. Gjatë këtyre dy takimeve, liderët kosovarë kanë biseduar me të për çështjet aktuale për reformimin e drejtësisë në Kosovë, por edhe për të pagjeturit e luftës së fundit.

Më poshtë mund të shihni se si kjo organizatë në web faqen e saj nuk e njeh Kosovën përderisa lajmet për të i lajmëron në faqen e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në web faqen e Amnesty International thuhet se kjo organizatë  është një lëvizje globale me mbi 7 milionë njerëz, për të cilët thuhet se padrejtësinë e konsiderojnë si diçka shumë personale. Por, as Amnesty International, nuk mund të amnistohet për qëndrimin ndaj kosovarëve – kjo organizatë nuk guxon ta konsiderojë Kosovën pjesë të Serbisë./GazetaExpress/