Kandidiati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka falënderuar votuesit e tij konkretisht qytetarët e Prishtinës për besimin që ja dhanë ditën e zgjedhjeve.
“Veçanërisht, dua të falenderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë”, shkruan Abrashi.
Tutje ai ka ftuar që qytetarët të dalin në votim edhe më 19 nëntor, ditën kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.
Ai është shprehur i bindur se do të sjellë ndryshim në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës ka shkuar në balotazh me Shpend Ahmetin e VV-së dhe Arban Abrashin e LDK-së.
Ky është statusi i tij i plotë:
Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike.
Veçanërisht, dua të falenderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë. E kemi vetëm edhe një detyrë të fundit me 19 nëntor që përfundimisht ta sjellim ndryshimin dhe zhvillimin e dëshiruar për të gjithë.
Dilni dhe votoni, me 20 nëntor fillon një periudhë e re për kryeqytetin tonë

















